Pas shpërthimit, OSHEE ul automatin e Lushnjes/ Shkëputet energjia elektrike në disa zona të qytetit për arsye sigurie
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Mars 2024, 21:41
Shpërthimi i fuqishëm që ka tronditur sot Lushnjën dhe që la pas dy viktima e disa të plagosur ka ndikuar edhe në furnizimin me energji elektrike në zonë.
OSHEE ka njoftuar mbrëmjen e sotme se për arsye sigurie, kërkuar nga organet e hetimit linja 35kV Plasmas-Hysgjokaj do të qëndrojë e stakuar për disa orë.
Nga kjo ndërhyrje pa energji elektrike do të mbeten njësitë administrative Hysgjokaj, Karbunarë e Vogel dhe Ballagat në qytetin e Lushnjës.

