EMRI/ Plagosja në Krujë, tregtari i makinave u qëllua duke lëvizur me motorçikletë, ka plagë në kokë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Shkurt 2024, 21:48
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar këtë mbrëmje në Krujë.
Raportohet për 1 person të plagosur.
Bëhet fjalë Artan Goga tregtar makinash.
Ai është qëlluar me pistoletë dhe ka plagë në kokë.
I plagosuri ka qenë duke lëvizur me motoçikletë kur është qëlluar.
Autori eshte identifikuar si Perlat Merlika, i cili eshte ne kerkim.
Njoftimi i policsë:
Në datë 28.02.2024, në rrugën "Asim Zeneli", shtetasi P. M., dyshohet se ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin A. G., 57 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
