Zelenski kërkon më shumë armë: Putini duhet të humbasë! Rama: Ukraina më afër Evropës

Me veshjen tipike të të qenurit në gatishmëri, presidenti i Ukrainës priti së bashku me Ramën pjesëmarrësit në samitin e Tiranës.

Në tryezë kërkoi rritje të bashkëpunimit për prodhimin e armëve.

“Jermi të interesuar në bashkëprodhimin e armëve me ju.”

Madje Zelenski apelon për një tjetër samit për këtë qëllim.

“Ne propozojmë që të organizohet një forum i posaçëm për industrinë e mbrojtjes.”

Beteja me Rusinë tha ai është për të lejuar shtetet të vendosin.

“Është një përpjekje që diktatet e vjetra të lënë të vendosin kombet e vjetra dhe Putinit ë humbasë.”

Por nuk harroi të kujtonte as rolin e BE-së.

 “Tani po përcaktohet rrugëtimi që do të ndjekë Evropa për brezat e ardhshme.”

Nga ana e tij kryeministri Edi Rama kërkoi që dialogu në Ballkan të mos bazohet te e shkuara.  

“Pavarësisht asaj që nuk biem dakord, duhet të shohim përpara se sa ta shohim pas me historitë që na kanë mbajtur peng.”

Beteja e Rusisë sipas tij tregon se çfarë mund të sjellë bashkimi edhe përball një fuqie.

“Putini donte ta fshinte Ukrainën nga harta për çështje dite, por sot ajo është e ankoruar më shumë se kurrë në Evropë.”

Ndërsa sulmin ndaj Kievit e shikon si një ëndërr të së shkuarës.

“Është një ëndërr e shkuar perandorake.”

Rama apeloi vendet pjesëmarrëse të vazhdojnë mbështetjen si një kontribut për të mbrojtur demokracinë.