Presidenti i Ukrainës, Zelensky lë Shqipërinë, mbyll vizitën pas Samitit të Sigurisë
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky mbrëmjen e kësaj të mërkure ka lënë Shqipërinë, duke përmbyllur kështu vizitën historike.
Në Samitin e Sigurisë, i cili u mbajt këtë të mërkurë në Tiranë, prezentë ishin dhe liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Në Samitin e zhvilluar rëndësia u vendos tek mbështetja e Ukrainës.
Liderët që morën pjesë në këtë Samitin dolën në një deklaratë të përbashkët duke dënuar agresionin rus.
Rama dhe Zelensky hapën samitin në Pallatin e Kongreseve, ndërsa më pas punimet u zhvilluan me dyer të mbyllura.
Gjithashtu kryeministri Rama e Zelensky dolën para mediave në përfundim të Samitit.
Shqipëria ka qenë ndër vendet e para që u rreshtuan në krah të Ukrainës kur nisi pushtimi rus.
Po ashtu, Shqipëria luajti një rol të rëndësishëm dy vitet e fundit kur ishte anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për çështjen e Ukrainës.

