Tjetër aksident në aksin Kardhiq-Delvinë/ Tullat e një kamioni bien në rrugë, dëmtojnë një makinë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Shkurt 2024, 17:23
Një tjetër aksident ka ndodhur afër tunelit të Skërficës në aksin Kardhiq-Sarandë këtë pasdite.
Tullat e një kamioni në lëvizje kanë rënë në rrugë duke penguar më pas dhe makinën që vinte në sensin e kundërt.
Makina ka përfunduar sipër tullave.
Nuk raportohet për të lënduar nga aksidenti.
