DETAJET+EMRI/ Kërcet arma edhe në Fushë-Krujë, plagoset biznesmeni i makinave
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Shkurt 2024, 21:30
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pak më parë në Fushë Krujë.
Raportohet për të paktën 1 person të plagosur. Bëhet fjalë Artan Goga tregtar makinash. Ai është qëlluar me pistoletë dhe ka plagë në kokë.
I plagosuri ka qenë duke lëvizur me motoçikletë kur është qëlluar.
Njoftimi i policisë:
Më datë 28.02.2024, në rrugën "Asim Zeneli", shtetasi V. M., dyshohet se ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin A. G., 57 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

