PAMJE TË RËNDA/ Detajet e reja, dy të vrarë në Korçë, reagon policia: Ja kush u qëllua nga autori
Një krim i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në Korçë. Një person ka qëlluar për vdekje me armë 40 vjeçarin zjarri Emiljano Pine dhe më pas ka vrarë veten.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë një hoteli rreth orës 20:25.
40 vjeçari ka humbur jetën gjatë transportimit për në spitalin e Korçës. Kurse autori i dyshuar i krimit, pasi ka qëlluar 40-vjeçarin, është vetëvrarë me armën e krimit.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës armën e krimit, gëzhojat. Gjithashtu janë administruar dhe po këqyren pamjet filmike nga kamerat e sigurisë.
Për këtë rast është krijuar një grup i posaçëm hetimor i cili po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes, si dhe për identifikimin e autorit të ngjarjes.
Policia - informacion paraprak
Më datë 28.02.2024, rreth orës 20:25, në lagjen nr. 18, Korçë, rruga "Koço Golniku", një shtetas ende i paidentifikuar, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri shtetasin E. P., rreth 40 vjeç, banues në Korçë, i cili ka humbur jetën gjatë transportimit për në spitalin e Korçës.
Autori i dyshuar i krimit, pasi ka qëlluar 40-vjeçarin, dyshohet se është vetëvrarë me armën e krimit.