EMRI+VIDEO/ Identifikohet dhe viktima e dytë e krimit në Korçë

Është identifikuar dhe viktima e dytë e krimit të rëndë të ndodhur në Korçë mbrëmjen e sotme.

Mësohet se ai është shtetasi Ilo Lluka, që mendohet se është dhe autori i gjithë ngjarjes ku dyshohet se pasi qëlloi për vdekje Emiljano Pinen, që njihet dhe si Jorgo Prifti i ka dhënë fund jetës me armë.

EMRI+VIDEO/ Identifikohet dhe viktima e dytë e krimit në

Nderkaq Policia e Korçës ka dhënë dhe detajet e para në lidhje me krimin e rëndë.

Policia e Korçës/ Informacion paraprak

EMRI+VIDEO/ Identifikohet dhe viktima e dytë e krimit në

Më datë 28.02.2024, rreth orës 20:25, në lagjen nr. 18, Korçë, rruga "Koço Golniku", një shtetas ende i paidentifikuar, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri shtetasin E. P., rreth 40 vjeç, banues në Korçë, i cili ka humbur jetën gjatë transportimit për në spitalin e Korçës.

Autori i dyshuar i krimit, pasi ka qëlluar 40-vjeçarin, dyshohet se është vetëvrarë me armën e krimit.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës armën e krimit, gëzhojat. Gjithashtu janë administruar dhe po këqyren pamjet filmike nga kamerat e sigurisë.

Për këtë rast është krijuar një grup i posaçëm hetimor i cili po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes, si dhe për identifikimin e autorit të ngjarjes.