Shkrepet fotoja familjare e samitit për Ukrainën, Rama dhe Zelensky në qendër, Osmani dhe Vuçiç në krah të tyre

Liderët pjesëmarrës në samitin Ukrainë-Evropa Juglindore në Pallatin e Kongreseve në Tiranë realizuan foton familjare në fund të punimeve të samitit.

Në kuadër të këtij samiti, Presidenti i Ukrainës,  Zelensky zhvilloi vizitën e tij të parë në Shqipëri, si bashkëorganizator i Samitit “Ukrainë – Europa Juglindore”.

Samiti u zhvillua si një takim solidariteti e angazhimi të mëtejshëm të demokracive të vendeve kundër agresionit rus, ku u diskutuan rrugët e bashkëpunimit në ofrimin e mbështetjes për Ukrainën dhe në kontributin e sigurisë dhe stabilitetit në rajon dhe Evropë.

Gjatë paraditës, Kryeministri Edi Rama priti në Kryeministri Presidentin Zelenski me të cilin zhvilloi një takim kokë më kokë, më pas u mbajt takimi mes delegacioneve dhe u nënshkruan marrëveshja e bashkëpunimit.