Përfshihet nga flakët kamioni në Milot-Thumanë, shpëton mrekullisht drejtuesi (VIDEO)

Përfshihet nga flakët një kamion, shpëton mrekullisht drejtuesi, dëme të vogla materiale.

Ngjarja ka ndodhur në aksin e autostradës Milot- Thumanë pranë rrethrrotullimit në Fushë Mamurras.

Një kamion i tonazhit të rëndë gjatë lëvizjes është përfshirë nga flakët në pjesën e gomave të pasme, menjëherë drejtuesi ka dalë nga automjeti, ndërsa  disa banorë janë aktivizuar për shuarjen e flakëve me mjete rrethanore.

Fatmirësisht vetëm dëme të vogla materiale, ndërkohë në vendngjarje mbërrin dhe zjarrfikësja e Laçit.

Përfshihet nga flakët kamioni në Milot-Thumanë, shpëton