Ish-prefekti i Kukësit, Granit Gjana paraqitet sërish në SPAK

Ish-prefekti i Kukësit, Granit Gjana është paraqitur sot në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK). 

Gjana është në masën e sigurisë “Pezullim nga ushtrimi detyrës”.

Masa ndaj Gjanës u vendos me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, SPAK pas një hetimi të kryer për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, lidhur me një procedurë në Bashkinë e Kukësit, kur ai ushtronte funksionin e zëvendëskryetarit.