Sali Berisha kërkon ndryshimin e masës së sigurisë, seanca do mbahet më 4 mars
Nga Edison Vatnikaj Përditësimi i fundit 28 Shkurt 2024, 11:40
GJKKO do të do te shqyrtojë kërkesën e ish-kryeministrit Sali Berisha për ndryshim masës së sigurisë më datën 4 Mars në orën 11:00..
Seanca e djeshme u shty për shkak se gjyqtarja Irena Beqiraj ishte në një proces tjetër, ndërsa kujtojmë se Sali Berisha ndodhet në arrest shtëpie me mbikëqyrje policore që më 30 dhjetor 2023.
Ai po hetohet nga SPAK nën dyshimet për korrupsion në lidhje me çështjen e Kompleksit Partizani.

