Makina del nga rruga, lëndohen dy adoleshentet në Shkodër
Një aksident ka ndodhur në lagjen “Skënderbeg” në Shkodër.
Mësohet se drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin dhe për pasojë makina ka dalë nga rruga.
Si pasojë kanë mbetur të lënduar dy adoleshente, pasagjerë në automjet.
Të lënduarat janë dërguar në spital ku edhe po marrin trajtim mjekësor.
Njoftimi i policisë:
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 14:05, në lagjen “Skënderbeg”, shtetasi L. K., 24 vjeç, banues në Shkodër, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Nga aksidenti janë dëmtuar 2 shtetase 17 vjeçe, pasagjere në këtë automjet, të cilat janë dërguar në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Shtetasi L. K. u shoqërua në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
