Nxënësit e 9-vjeçares në Budull bojkotojnë mësimin, shkak bëhet mungesa e transportit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Shkurt 2024, 11:20
Nxënësit e shkollës 9-vjeçare Budull sot në ditën e tretë kanë bojkotuar procesin mësimor.
Mungesa e mjeteve të transportit ka bërë që nxënësit të mos frekuentojnë mësimin, ndërkohë dhe prindërit janë të shqetësuar nga kjo situate.
Sipas tyre mjetet e transportit të nxënësve të shkollës u është ndërprerë pagesa nga zyra arsimore e Krujës.
Kjo ka sjellë dhe ndërprerjen e mësimit te një pjesë nga nxënësit e kësaj shkolle, sakaq prindërit tregojnë nëse problemi nuk zgjidhet, bojkoti do vijojë deri në zgjidhjen e këtij problemi.
Siç dhe shihet një pjese e nxënësve shoqërohen nga prindërit me mjete private, gjithashtu disa mësues janë solidarizuar me bojkotin e nxënësve, ndërsa presin nga zyra arsimore dhe bashkia e Krujës zgjidhje.
/Faxnews


