I akuzuar për korrupsion pasiv, shtyhet gjyqi për kardiologun Edvin Prifti. Ja arsyeja
Nga Edison Vatnikaj Përditësimi i fundit 28 Shkurt 2024, 10:46
Teksa sot ishte parashikuar që të mbahej seanca gjyqësore për kardiologun Edvin Prifti, gjyqi është shtyrë.
Seanca paraprake është shtyrë për shkak të mungesës së avokatit Henrik Ligori, sakaq, Prifti u paraqit sot në GJKKO.
Mjeku Prifti akuzohet për kryerjen e figurave të veprave penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal, në 7 (shtatë) raste, “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”, parashikuar nga neni 135 i Kodit Penal, “Fshehja e të ardhurave”, dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

