Lëkundje sizmike në Shqipëri, tërmeti ndihet në disa qytete
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Shkurt 2024, 09:24
Një lëkundje sizmike është regjistruar pak përpara mesnate në zonën e Librazhdit.
Sipas EMSC, tërmeti me magnitudë 3.2 Rihter ishte me një thellësi fokale 10 km, teksa epiqendra ishte zona e Librazhd Qendër.
Aktualisht nuk raportohen dëme, teksa lëkundjet janë ndjerë dhe në disa qytete.

