Edhe Meloni del kundër sugjerimit të Macron: Mbështetja për Ukrainën nuk përfshin trupat tokësore
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Shkurt 2024, 16:45
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni thotë se mbështetja për Ukrainën nuk përfshin dërgimin e trupave perëndimore për të luftuar atje.
Ajo është liderja e fundit evropiane që reagon ndaj sugjerimit të Emmanuel Macron se opsioni nuk duhet të përjashtohet.
“Që nga agresioni rus dy vjet më parë, ka pasur unitet të plotë midis të gjithë aleatëve në mbështetjen për Kievin.
Kjo mbështetje nuk përfshin praninë e trupave nga shtetet evropiane ose të NATO-s në territorin ukrainas,” tha ajo.
Një mori vendesh të tjera, duke përfshirë Britaninë e Madhe, Gjermaninë dhe Poloninë, kanë thënë gjithashtu se nuk kanë plane për të dërguar trupa tokësore në Ukrainë.
