Qin Gang, Ish-ministri i Jashtëm i Kinës, jep dorëheqjen edhe si deputet

Ish-ministri i Jashtëm kinez Qin Gang, i cili u zhduk nga jeta publike që në qershor dhe më pas u largua në mënyrë sensacionale nga detyra pas rreth 6 muajsh, ka dhënë dorëheqjen si deputet i Kongresit Popullor Kombëtar.

Kongresi është dega legjislative e parlamentit kinez, e cila do të zhvillojë mbledhjen e saj vjetore javën e ardhshme.

Njoftimi u bë i ditur në një deklaratë të Komitetit të Përhershëm të Kongresit, të raportuar nga Hsinhua, sipas së cilës Qin nuk është hequr apo përjashtuar.

Për më tepër, dorëheqja e tij si deputet u pranua nga Kongresi Popullor Tianjin nga i cili ishte caktuar.

Aktualisht askush nuk e di se ku ndodhet ish-ministri.