Biden bëhet sërish viral, përgjigjet duke ngrënë akullore për armëpushimin në Gaza

Dihet dobësia e Presidentit të SHBA-së, Joe Biden për akulloret. Gjatë një eventi fushate në New York të organizuar me donator, vëmendjes së Biden nuk i kanë shpëtuar akulloret.

Presidenti ishte në shoqërinë e komedianit dhe moderatorit Seth Meyers, me të cilin do të kryente një intervistë. Biden u ndoq edhe nga gazetarët të cilët nuk kanë ngurruar ta pyesin atë edhe për luftimet në Gaza.

I pyetur për një armëpushim të mundshëm mes Izraelit dhe Hamasit në Gaza, Biden përgjigjet se një gjë e tillë është afër.

“Shpresoj nga fundjava. Këshilltari im i sigurisë më thotë që jemi afër. Shpresa ime është që nga e hëna të kemi një armëpushim”, tha Biden.