“I vranë dhe i hodhën në det”, policia: Tre të dënuarit në arrati vranë të moshuarit, pasi u grabitën jahtin

Dy të moshuarit që rezultonin të zhdukur pasi u rrëmbyen bashkë me jahtin e tyre nga tre të dënuar në arrati, janë vrarë. Në këtë konkluzion kanë arritur autoritetet në karaibe, pas arrestimit të 3 personave në arrati.

Një çift amerikan, të cilët u rrëmbyen javën e kaluar në Karaibe nga tre të dënuar të arratisur, supozohet se kanë vdekur.

Sipas policisë me gjasë pas incidentin ata janë hedhur në oqean ç’ka bëri që shpresat që Ralph Hendry dhe Kathy Brandel të ishin gjallë të fikeshin.

Don McKenzie, komisar i Forcave Policore Mbretërore të Grenadës, shpjegoi dinamikën.

Tre të dënuarit u arratisën më 18 shkurt nga stacioni i policisë në Saint George Jugor.

Ata rrëmbyen varkën me të cilën po udhëtonte çifti të nesërmen dhe më pas u drejtuan për në Shën Vincent, ku u arrestuan një ditë më vonë.

Sipas informacioneve që kemi ndërsa udhëtonin midis Grenadës dhe Shën Vincentit, ata asgjësuan dy të moshuarit, tha gjithashtu McKenzie.

Ka pasur shenja dhune në varkën e çiftit të gjetur të braktisur në Shën Vincent, theksoi ai.

Të dënuarit e arratisur, Trevon Robertson, 19-vjeç; Abita Stanislaus, një fermer 25-vjeçar; dhe Ron Mitchell, një marinar 30-vjeçar; u akuzuan disa muaj më parë për vjedhje me dhunë.

Mitchell gjithashtu u shpall fajtor për përdhunim në tentativë dhe dy akuza për sulm të pahijshëm.

Dënimi i tyre për rastin është përcaktuar të jepet në mars.

Shoqata jofitimprurëse Salty Dawg Sailing ka thënë se Hendry dhe Brandel ishin kuriozë veteran të lundrimit. Djali i tyre nuk ka mundur të bëjë asnjë deklaratë për ngjarjen.