NATO: Nuk kemi në plan të dërgojmë trupa në Ukrainë

Aleatët e NATO-s po ofrojnë mbështetje të paprecedentë për Ukrainën, tha sot sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

“Mbështetja jonë ka nisur që nga viti 2014 duke e intensifikuar ate që nga pushtimi në shkallë të gjerë i Rusisë”, tha Stoltenberg.

“Por, aktualisht nuk ka plane për dislokimin e trupave luftarake të NATO-s në terren në Ukrainë”, theksoi sekretari i përgjithshëm i NATO-s.

Deklarata e Stoltenberg erdhi pas hipotezave të ngritura dje nga presidenti francez, Emmanuel Macron për dërgimin e ushtarëve të Aleancës Atlantike në Ukrainë.

Dislokimi i trupave tokësore franceze në Ukrainë nuk mund të përjashtohet, tha dje presidenti francez, Emmanuel Macron.

“Asgjë nuk është jashtë tryezës së diskutimeve për të siguruar që Rusia të mos e fitojë luftën e saj kundër Ukrainës”, tha Macron pas përfundimit të konferencës për ndihmën ndaj Ukrainës dje në Paris.