Shkundet nga tërmeti Turqia, sa ishte magnituda
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Shkurt 2024, 14:56
Një tërmet me magnitudë 4.6 Rihter tronditi Turqinë pasditen e së martës.
Sipas informacioneve të fundit të publikuara nga AFAD, tërmeti ndodh në Canakkale.
Ndërsa thellësia e tërmetit ishte prej 7 kilometrash. Deri më tani nuk raportohet për dëme apo viktima.