Gjendet eksploziv i pashpërthyer në një biznes në Sarandë, policia rrethon vendin e ngjarjes
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Shkurt 2024, 09:24
Një sasi e pashpërthyer eksplozivi i paplasur është gjetur në portën hyrëse të një biznesi në Sarandë.
Policia ka rrethuar vendin e ngjarjes dhe pritet ardhja e eksperteve anti-eksploziv.
Pranë vendit të ngjarjes ndodhen zyrat e OSHEE, një shkollë publike dhe një private.
Dyqani ku është vendosur lënda eksplozive shërben për shitjen e luleve dhe zbukurimeve për festa, në pronësi të familjarit të një avokati ne Sarande.
Njoftimi:
Sarandë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 08:20, në lagjen nr. 2, Sarandë, në derën e jashtme të një dyqani në pronësi të shtetasit I. Th., është konstatuar një kallëp me lëndë të dyshuar plasëse.
Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
