Mjafton goli i Haaland, City mposht Brentford dhe mbetet një pikë larg kreut
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Shkurt 2024, 22:49
Manchester City ka fituar minimalisht 1-0 ndaj Brentford në “Etihad Stadium”.
Edhe pse totalisht dominues dhe kërkues, City nuk arriti të shënonte më shumë se një gol në këtë sfidë.
Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Erling Haaland, ku në minutën e 71’ gjeti rrjetën falë asistimit të Alvarez.
Me këtë rezultat, Manchester city rikuperon ndeshjen e prapambetur dhe tashmë ndodhet në vendin e dytë me 56 pikë, një më pak se Liverpool kryesues
