Kupa e Shqipërisë/ “Partizani” fiton ndaj “Kukësit”, paqe mes Tiranës dhe Teutës, Fagu e nis me “X”

Me një gol të Gjelbërim Taipit, “Partizani” ka arritur të fitojë në transfertë ndaj “Kukësit”. Sfida e luajtur në qytetin verilindor, në impiantin “Kukës Arena”, është mbyllur me rezultatin 1-0 në favor të skuadrës së drejtuar nga trajneri Orges Shehi.

Edhe pse parashikimet ishin në favor të demave të kuq, “Kukësi” i drejtuar nga trajneri Bledar Devolli, u paraqit në mënyrë dinjitoze, duke tentuar të lërë gjurmë në këtë trofe. Kjo ishte ndeshja e parë e blueve verilindorë.

Goli i fitores për “mysafirët” u shënua në minutën e 43-të nga Gjerlbërim Taipi, i cili duke kujtuar të shkuarën e tij tek “Kukësi” zgjodhi të mos festojë, duke respektuar tifozët vendas.

Nota negative e ndeshjes për të kuqtë ishte Xhuliano Skuka, i cili u dëmtua dhe u zëvendësua, ashtu dhe De Mota, i cili u dëmtua nga radhët e verilindorëve.

Ndeshja “Partizani”-“Kukësi” ishte sfida  e parë çerekfinaliste e Kupës së Shqipërisë. Sor në ora 17:00 në “Niko Dovana” të Durrësit pritet të luhet sfida e dytë e 1/8-ve mes “Teutës” dhe “Tiranës”. Ndeshjet e kthimit luhen pas 2 javësh.

Kupa e Shqipërisë/ “Partizani” fiton ndaj

Tirana - Teuta

Tirana dhe Teuta kanë barazuar pa gola në “Niko Dovana”, aktin e parë çerekfinal të Kupës së Shqipërisë.  Te ekipi nga kryeqyteti debutoi në pankinë këtë pasdite, trajneri Erbim Fagu.

Durrsakët e filuan mirë takimin, duke treguar dëshirë të madhe që në minutat e para. Pas gjysmë ore lojë, të besuarit e Edi Martinit lëshuan sinjale të qarta, një goditje e Çyrbjës shkaktoi drithërima në stadium, por vetëm kaq.

Takimi u zhbllokua në minutën e 45-të nga Lloci, gjithsesi nuk pati festë te Teuta, pasi goli u anulua për pozicion jashtë loje.

Në minutën e 56-të, bardheblutë flirtuan me golin, me Përgjonin që humbi një mundësi ideale për të shënuar. Një aksion spektakolar, por finalizimi la për të dëshiruar.

Pak më vonë, “Djemtë e Detit” kërcënuan seriozisht portën e mbrojtur nga Kozi, me anë të Filit, me një goditje. Rezultati nuk ndryshoi deri në fund, me ekipet që do luajnë fatin e kualifikimit në ndeshjen e kthimit.

Kupa e Shqipërisë/ “Partizani” fiton ndaj

Sfidat e 1/8-ve të Kupës së Shqipërisë:

“Kukësi”-“Partizani         0-1

“Teuta”-“Tirana”            0-0

“Erzeni”- “Vllaznia”        dt 21 shkurt 13:30

“Laçi”-“Egnatia”             dt 21 shkurt  13:30