VIDEO/ Erjola i plas shishen me lëng dhe "shpërthen" ndaj Meritonit, ja pse

Mëngjesi i sotëm në shtëpinë e spektaklit televiziv"BBVA3" ka nisur me debat nga pjesa më e madhe e banorëve të shtëpisë.

Së pari, banorët janë të detyruar të rrinë pa kafe, cigare dhe vape, për shkak të një zarfi të zi i cili mbërriti ditën e djeshme në shtëpi, ku Heidi dhe Romeo kanë thyer rregulloren e ‘lojës së reagimeve’ dhe kanë fjetur gjatë ardhjes së Rita Latit në shtëpi.

Së dyti, banorët janë edhe pa ujë pasi kjo ishte sfida që i vendosi "Vëllai i Madh" për buxhetin, ku duhet të hiqnin dorë nga uji, gjumi ose ushqimi dhe ata zgjodhën ujin.

Meritoni ka thyer rregullat duke u hedhur në pishinë, gjë që ka acaruar Erjolën e cila i ka hedhur shishen me lëng frutash, pasi ‘sabotoi’ lojën e buxhetit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)