Protesta e 20 shkurtit, Dorjan Teliti bën thirrjen: Protestoni për veten, fëmijët dhe të ardhmen tonë
Këshilltari Ekonomik në PD dhe Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës ka reaguar në rrjetet sociale duke bërë thirrjen e tij për të protestuar në 20 shkurt dhe duke renditur disa arsye pse shqiptarët duhet të protestojnë.
Postimi i plotë i Dorjan Telitit:
Protestoni per veten, femijet dhe te ardhmen tone!
Protestoni neser prinder per femijet qe ju mungojne ne shtepi dhe kane marre rruget e emigrimit, pasi ketu skane shprese dhe mundesi per nje jetese normale.
Protestoni prinder per arsimin e dobet, klasat e ftohta e te mbipopulluara, per shkollat me dy turne.
Protestoni per shendetesine qe nuk sherben dhe ilacet qe kushtojne e nuk blihen dot nga shumica e shqiptareve.
Protestoni fermere per mundin tuaj qe iken dem, per produktet qe nuk i shisni dot dhe i hidhni ne kanal, per subvencionet qe nuk i merrni dhe per presionin qe keni nga nje grusht grumbulluesish ne emer te qeverise.
Protestoni sipermarres per taksat e rritura keto vite qe ju marrin frymen dhe frytet e mundit tuaj, protestoni kunder klientelizmit dhe parase se piste qe ju ben konkurrence te pandershme.
Protestoni neser ju profesioniste te lire qe po taksoheni 23% per mendjen tuaj.
Protestoni neser per shperdorimin qe i behet buxhetit te shtetit per lukse, tendera pa gare e kontrata koncesionare PPP, per parate qe digjen nga inceneratoret imagjinare.
Protestoni neser per infrastrukturen e paguar por te munguar, per "rruget e lena rrugeve" nga rilindja, asnje aks i rendesishem rrugor nuk ka perfunduar keto 11 vite.
Protestoni neser per kafshimin qe i behet hapesirave dhe prones publike, per te drejten per te thithur ajer te paster e jo helm, Tirana 18 here me e ndotur se normat e lejuara te OBSH-se.
Protestoni neser per te drejten e te paturit nje qeverisje qe punon ne interes te qytetareve dhe sipermarrjes, qe mbron qytetarin dhe jo qeveritarin, qe mbeshtet trurin dhe jo injorantin, qe con Shqiperine ne Europe dhe jo shqiptaret ne emigrim. Protestoni per te patur nje shtet ligjor dhe te drejten per te patur te drejta!
