Diku: Komisioni Europian ka bërë një marrëveshje të gjelbër, ku synohet ulja me 90% e emetimeve të gazrave serë

Ambientalisti Abdullah Diku i ftuar në emisionin ‘’Alert’’ në Ora News foli për propozimin e komisionit europian për uljen prej 90% të emetimeve të gazrave në BE deri në vitin 2040 dhe a do ndikojnë këto masa në reduktimin e prodhimit të ushqimit.

Diku: Këto janë masa të derivuara nga ajo që quhet marrëveshje e gjelbër.

Komisioni Europian e ka derivuar këtë në vitin 2020 ka bërë një marrëveshje të gjelbër për BE që fokusohet në disa linja kryesore.

Së pari dekarbonizimi, pra synohet ulja me 90% e emetimeve të gazrave serë.

Industritë, transporti do të modernizohen duke përdorur burime të rinovueshme energjie.

Në vitin 2050 synohet që bilanci i gazrave serë të jetë neutral.