Gurë në plehun kimik/ Fermerët kërkojnë ekspertizë dhe kontrolle të importeve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Shkurt 2024, 14:23
Cilësia e plehut kimik është kthyer në problem për fermerët. Një prej tyre denoncon se në thasë një sasi e mirë është gurë, ndërsa nuk jep as efektin e duhur të pemët
Ky fermer zgjodhi të shprehë ankesën e tij për cilësinë e plehrave kimikë duke bërë eksperimentin në prani të medies.
Një pjesë të sasisë e hodhi në ujë për të treguar se ajo që paguan nuk është çfarë ofrohet.
Konform ligjit përmbajtja është e shkruar, ndërsa një sasi e konsiderueshme nuk tretet.
I shqetësuar se ullinjtë nuk marrin plehun e duhur kërkon një ekspertizë për të sqaruar nëse është normale, apo e dëmshme.
Fermeri shprehet se këtë problematikë e tillë mund ta kenë edhe fermerë të tjerë të zonës.


