Dedaj: Vizita e Blinken gjeopolitike, do të ketë mesazhe edhe për politikën e brendshme këtu

Në një intervistë me Ora News, gazetari Reldar Dedaj u shpreh se ardhja e Antoni Blinken në Shqipëri është një ngjarje e rëndësishme.

Ai tha se në agjendën e tij nuk ishte politika jonë e brendshme, por ai theksoi se do të ketë mesazhe të qarta për këtë.

Dedaj: Ardhja e Blinken në Shqipëri është një ngjarje e rëndësishme dhe duhet ta shohim në kontekstin gjeopolitike dhe sekretari i shtetit amerikane e kanë pasur Shqipërinë një satelit të tyren. Është shumë e rëndësishme si vizitë. Mendoj se vizita e tij në këtë aspekt, Shqipëria ka një rol modest në NATO, megjithatë është e rëndësishme për politikën e brendshme ardhja e tij.

Në agjendën e tij nuk ishte politika jonë e brendshme, por mendoj se do të ketë mesazhe të qarta për këtë. SHBA-të luftojnë me autokracinë, ashtu sikurse e ka deklaruar edhe në agjendën e tij Biden. Ne kemi një probleme shumë të madh me autokracinë.