"Takim edhe me drejtues të sistemit të drejtësisë" Ambasada e SHBA-ve konfirmon takimin Blinken-Dumani?

Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar në lidhje me vizitën e Blinken në Shqiperi, duke shkruar se do të takohet edhe me drejtues të sistemit të drejtësisë, duke konfrimuar kështu se mund të ketë takim edhe me kreun e SPAK, Altin Dumani. 

"Mirë se vjen në Shqipëri, Sekretari Blinken! Gjatë vizitës së tij të parë në Shqipëri, Sekretari i Shtetit i SHBA, Antony Blinken do të takohet me Presidentin Bajram Begaj, Kryeministrin Edi Rama dhe do të marrë pjesë në një aktivitet të veçantë rinor te Piramida e Tiranës, për të festuar të ardhmen e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri. Ai do të takohet gjithashtu me drejtues të sistemit të drejtësisë dhe komunitetin e ambasadës. Na ndiqni përgjatë kësaj vizite historike."