Blinken në Shqipëri, Hajrizi: Një nga çështjet që do diskutohet, do jetë edhe Kosova

Eksperti i çështjeve Ndërkombëtare, Selam Hajrizi në një intervistë në Ora News foli për vizitën e Blinken në Shqipëri. Hajrizi u shpreh se një nga çështjet që do diskutohet do jetë edhe Kosova.

Hajrizi: Absolutisht kjo është një vizitë shumë e madhe, shumë historike për Shqipërinë dhe për Ballkanin.

Është një vizitë tejet e rëndësishme, natyrisht në raportet ndërkombëtare aktuale, pasi kemi një aktualitet dramatik.

Ku kemi probleme në Ballkanin Perëndimor, Lufta në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme.

Nuk e di a do jetë një cështje kryesore, por besoj se mes Ramës dhe Blinken do flitet edhe për Kosovën.