Deklarata e O'Brien, Kabashi: Deklaratat më të rënda nga SHBA në raport me Kosovën

Analisti, Bekim Kabashi në një intervistë në Ora News foli për deklaratën e O’Brien i cili tha se partneriteti i Kosovës me SHBA po rrezikohet. Kabashi u shpreh se nuk ka pasur ndonjë deklaratë më të rëndë nga SHBA në raport me Kosovën.

Kabashi: Kjo deklaratë është mjaft shqetësuese.

Mendoj se nuk ka pasur ndonjë deklaratë më të rëndë nga SHBA në raport me Kosovën ku është kontestu drejtpërdrejt partneriteti me SHBA.

Kjo për faktin se SHBA janë pothuajse jetike për shtetin e Kosovës dhe avancimin e statutit të saj ndërkombëtar.

Kjo për arsye se Kosova vazhdon të mos njihet nga shumë vende, dhe kjo bëhet e mundshme vetëm me mbështetjen e SHBA.