Shala: Kurti kërkon dhe nxit tensione etnike, prandaj insiston tek marrëveshja e Asociacionit
Anëtari i Kryesisë së PSD-së në Kosovë, Azdren Shala në një intervistë në Ora News foli për çështjen e dinarit serb në Kosovë. Shala u shpreh se Kurti nxit tensione etnike për me lujt rolin e liderit kombëtar.
Shala: Çështja e dinarit ka qenë çështje që është zgjidh me marrëveshjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbë.
Pra kjo është një nga ato marrëveshje që Kurti dhe Vuçiç janë dakorduar në Bruksel.
Kjo marrëveshje nuk është e rastësishme që është shtyrë me tre muaj, sepse për tre ose katër muajt e ardhshëm pritet që me nis implementimi i marrëveshjes së Ohrit ose asaj të Brukselit.
Marrëveshja është e pranuar edhe nga Kurti edhe nga Vuçiç.
Kurti në fakt e lyp tensionin, prandaj Kurti ngulmon insiston te marrëveshja e Asociacionit.
Kurti nxit tensione etnike, për me lujt rolin e liderit kombëtar.
