Kurti: Më 14 shkurt në Kosovë shënohet edhe dita e dashurisë ndaj Republikës sonë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë fjalës së tij gjatë hapjes së mbledhjes së sotme të Qeverisë tha se 14 shkurt është dita e dashurisë për “vlerat dhe interesit të përbashkët” të qytetarëve të Kosovës.

14 shkurti është data e trevjetorit të fitores së Vetëvendosjes dhe Kurti uroj qytetarët dhe u shpreh se kjo datë është vullneti i popullit për të ndërtuar të ardhmen e tij.

“14 shkurti është vullneti i këtij populli për të ndërtuar të ardhmen e tij mes popujve e shteteve të tjera të barabarta, të zhvilluara, demokratike e të forta. Kosova e 14 shkurtit sot pas tri vitesh është Republikë më e fortë, më e qëndrueshme, më e sigurt dhe më e mirë për të jetuar.

Në Republikën e Kosovës më 14 shkurt nuk shënohet thjesht vetëm Dita e Dashurisë ndaj njerëzve të dashur, por shënohet edhe dita e dashurisë dhe përkushtimit ndaj Republikës sonë. 14 shkurti për Kosovën është dita e dashurisë ndaj vlerave dhe interesit të përbashkët. Urime 14 shkurti!,” tha Kurti.