Dinari, Veliu: BQK është institucion i pavarur, e zakonshme që gjithçka tek ne duhet të politizohet

Njohësi i çështjeve rajonale, Lulzim Veliu në një intervistë në Ora News foli për vendimin e BQK-së për të shtyrë me tre muaj çështjen e dinarit.

Veliu u shpreh se Banka Qëndrore e Kosoës është një inistitucion i pavarur, mirëpo është bërë e zakonshme që që gjithcka të politizohet.

Veliu: Vendimi i parë i bakës qëndrore të Kosovës mu duk i cekët pa një vendim të dytë pa një shtesë që do jepte një periudhë kohore për të ardhur edhe deri tek mbledhja e këshillit të sigurimit.

Banka qëndore është një institucion i pavarur i Republikës së Kosovës, mirëpo është bërë si dicka e zakonshme që gjithcka tek ne duhet të politizohet e sidomos kur është fjala për nacionalitete të tjera, kryesisht nacionalitetin serb.

Për herë të parë Kosova u kritikua nga aleatët tanë.