EMRI/ Vinte baste dhe i fshihte të ardhurat, arrestohet 57-vjeçari në Shkodër
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Shkurt 2024, 11:33
Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të inteligjencës policore të siguruar në vijim të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, se në një lokal në lagjen “Naim Gjylbegu”, viheshin baste sportive, më celular, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër kapën në flagrancë dhe vunë në pranga pronarin e këtij lokali, shtetasin Shaqir Vlladna, 57 vjeç, banues në Shkodër.
Gjithashtu, sekuestruan në cilësinë e provës materiale, celularin e të arrestuarit, me faqe online aktive për vënien e basteve sportive.
