Plagosën një person me mjete të forta, shpallen në kërkim dy vëllezërit në Korçë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Korçës, ku dy vëllezër kanë goditur me mjete të forta shtetasin me iniciale S.S.

Policia ka bërë me dije se po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërkohë që i plagosuri ndodhet për mjekim në spitalin e Korçës.

Njoftimi i policisë

Më datë 14.02.2024, rreth orës 11:00, në lagjen nr. 8, Korçë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasit Xh. H., dhe R. H., (vëllezër), banues në Korçë, dyshohet se kanë goditur me mjete të forta shtetasin S. S., i cili aktualisht ndodhet për mjekim në spitalin e Korçës.

Nga ana e Policisë po vijon puna për kapjen e dy autorëve të dyshuar të ngjarjes.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes