Largohet nga detyra Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Admir Abrija
Nga Mola Luku Përditësimi i fundit 14 Shkurt 2024, 11:25
Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Admir Abrija është liruar nga detyra. Mësohet se Abrija i ka dorëzuar ditën e sotme kërkesën për dorëheqje ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja.
Burime bëjnë me dije se Abrija do të emërohet në një post tjetër. Admir Abrija u emërua Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve në vitin 2021 nga ministri Ulsi Manja.
Kjo dorëheqje e tij vjen edhe pas ngjarjes në burgun e Peqinit, pak kohë më parë ku i dënuari Sokol Mjacaj vrau me armë brenda qelisë një të burgosur tjetër, dyshohet se ka qenë i paguar për të kryer një hakmarrje.

