United mendon për merkaton e verës, dy lojtarë të Premier League në krye të listës së dëshirave

Manchester United është duke menduar për merkaton dhe transferimet e verës.

Sipas raportimeve të medieve britanike, “Djajtë e Kuq” po ndjekin me interes të lartë dy lojtarë, të cilët duan t’i kenë në skuadër sezonin e ardhshëm.

I pari është sulmuesi i Crystal Palace, Michael Olise, ndërsa lojtari i dytë është mbrojtësi i Everton, Jarrad Branthwaite.

Dy lojtarë të rinj në moshë, respektivisht 22 dhe 21 vjeç, por me eksperiencë në Premier League.