Fitore zemre ndaj Iranit, Katari shkon në finalen e Kupës së Azisë

Katari është kualifikuar për në finalen e Kupës së Azisë, pasi mundi 2-3 Iranin në Al Thumama Stadium (Doha).

Të besuarit e Amir Ghalenoei kaluan në avantazh shumë shpejt, që në minutën e katërt me lojtarin e Romës, Azmoun.

Gjithsesi, te Katari nuk u demoralizuan dhe përmbysën shifrat.

Protagonist absolut ishte sulmuesi Afif, i cili dhuroi një asist për Abdulsallam në minutën e 17-të, ndërsa realizoi një gol brilant në të 43-tën.

Irani u fut me shumë dëshirë në pjesën e dytë, duke nisur fraksionin në sulm.

Iranianët reklamuan një prekje me dorë në zonë në minutën e 49-të, me arbitrin Al Ali që fillimisht hezitoi, sakaq më pas akordoi penallti pas rishikimit me VAR.

Nga pika e bardhë e penalltisë nuk gaboi Alireza Jahanbakhsh, ekzekutim perfekt i tij.

Goli i Almoez Ali në të 82-tën i dha Katarit një biletë për në finalen e madhe.

Kjo përfaqësuese shkon për herë të 12-të në histori në finalen e këtij kompeticioni.

Kampionët në fuqi do të përballen me Jordaninë me 10 shkurt.