Superkompjuteri zbulon fituesin e Champions League, ja parashikimi
Një superkompjuter ka parashikuar Manchester City si favorit për të fituar Champions League. Skuadra Pep Guardiolas shkroi historinë kur fitoi titullin e parë europian sezonin e kaluar duke kompletuar Tripleten.
Një superkompjuter i Opta mendon se City mund të bëhet skuadra e dytë në tre dekadat e fundit që mbron titullin sukses në Champions League. Erling Haaland me shokë kanë një shans 31.2 për qind për të fituar kompeticionin këtë vit.
Dyfishin e shanseve të Real Madridit, në vendin e dytë me 15.7 për qind. Inter është i treti në renditje me 12.1 për qind shanse. Bayern Munich i Harry Kane është i katërti me 11.4 për qind.
Pesë vendet e para plotësohen nga Arsenali, që ka 6.8 për qind të mundësive për të fituar Champions League për herë të parë.

