Italia kërkon një sulmues për në Europian, Spalletti është me “dhimbje koke”

Në Itali prej kohësh në Kombëtare problemi më i madh është mungesa e një sulmuesi që ka vazhdimësi me ekipin ku aktivizohet. Spalletti duhet ta zgjidhë shpejt, por shifrat janë me të vërtetë shqetësuese. Ciro Immobile ka shënuar vetëm 8 gola këtë sezon, në të gjithë kompeticionet, 7 gola ka shënuar Scamacca, 5 Retegui, 4 Raspadori, 0 Kean.

Jo vetëm numrat, edhe rendimenti është një shqetësim pasi vetëm Retegui ka vazhdimësi. Sulmuesi i italian jo vetëm që nuk shënojnë, por nuk kanë as minuta në këmbë.

Lojtari me rendimentin më të mirë në radhët e përfaqësueses është Berardi me 9 gola, por sulmuesi aktualisht është i dëmtuar. Chiesa gjithashtu më shumë ka qëndruar në bokse se sa në fushë.

Spallettit nuk i mbetet gjë tjetër vetëm të lutet ose të shpik diçka, të gjejë një sulmues tjetër, një emër të ri. Për momentin vetëm dy opsione ka në tavolinë, Pinamonti dhe Lucca, pjesë e Sassuolo dhe Udinese. Italia bën pjesë në Grupin B në “Euro2024” së bashku me Kroacinë, Spanjën dhe Shqipërinë. Sfida e tyre e parë do të jetë pikërisht kundër kuqezinjve më 15 qershor.