Kaka zbulon 11-shen e ëndrrave për të, në të përfshin 7 milanistë

Ricardo Kaka ka zbuluar formacionin e tij ideal, të përbërë nga lojtarë me të cilët braziliani ndante dhomën e zhveshjes dhe kundër të cilëve ai luajti gjithashtu gjatë karrierës së tij të lavdishme.

Në formacionin e hartuar nga Topi i Artë i vitit 2007 ka shumë emra të shquar, duke përfshirë shtatë ish-lojtarë të Milanit.

Kakà në fakt ka vendosur të përfshijë Dida, Nesta, Maldini, Pirlo, Cafù, Ronaldinho dhe Ronaldo Fenomenin në 11-shen e tij ideale, duke e kompletuar atë me Cristiano Ronaldon, Zinedine Zidane, Roberto Carlos dhe Iniesta. Jashte kesaj liste eshte lënë çuditërisht  një legjendë absolute si Lionel Messi.