ZYRTARE/ Ndodh në Kategorinë e Dytë, lojtari bëhet trajner i skuadrës

Gerhard Progni është zyrtarisht trajneri i Valbonës.

37-vjeçari duket se nuk e ka çuar dot deri në fund sezonin pas një dëmtimi dhe ka zgjedhur që të ndryshojë karrierën e tij, duke u bërë tekniku i Valbonës.

Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi, i cili me anë të një postimi shkruan: “Zyrtare!!! Gerhard Progni kalon në pozicionin e trajnerit.

Për shkak të një dëmtimi gjatë fazës përgatitore lideri ynë vendos të mos e le ekipin, por ta përforcojë ekipin si trajner.

E falënderojmë Prognin për kontributin e tij me golat dhe lojën e bukur dhe i urojmë suksese si trajner i KF Valbona!”.