Ibishi: Armatosja e Kosovës ka shqetësuar jo pak Serbinë. Turqia po luan rol pozitiv në Ballkan
Eksperti në çështjet e sigurisë në Kosovë, Nuredin Ibishi në një intervistë në studion e lajmeve në “Ora Neës” u shpreh dinari është përdorur për shkak të financimit paralel nga Serbia të qytetarëve serbë në Republikën e Kosovës.
Lidhur me armatimin e ushtrisë së Kosovës me armë dhe municione si nga SHBA dhe Turqia, Ibishi theksoi se kërto marrëveshje e kanë alarmuar jo pak Serbinë.
“Por nga ana tjetër, Serbia duke iu referuar neutralitetit ajo armatoset shumë më pak nga vendet e NATO-s dhe Perëndimit, por nga ana e Lindjes dhe ajo mundohet që atë armatim ta ekspozojë në fushatat teknike dhe të tjera. Mirëpo fatkeqëisht Serbisë i kanë ikur të rinjtë dhe ushtria e saj po vjetrohet, por nuk kanë as 20 mijë forca aktive. Dhe ndaj ata po përpiqen ta fusin në aktive shërbimin e detyrueshëm ushtarak, dhe kjo është në fazë përgatitore.
Realisht Turqia ka investime të mëdha në Serbi dhe ka një lloj partneriteti me të, por realiteti është se Turqia po luan një rol pozitiv në këto trendet e reja si me Suedinë në anëtarësimin e saj në NATO. Dhe mendoj se roli i saj në Ballkan është mjaft domethënës. Dhe me këtë metodë Serbisë po i dështon manovra për tensionim të marrëdhënieve.
Por realisht mendoj se jemi në një fazë kërcënuese që vjen nga Rusia ”, theksoi eksperti në çështjet e sigurisë në Kosovë, Nuredin Ibishi.

