Kosova ndalon dinarin serb, Ukaj: Vendimi është i drejtë, por duhej t’i jepej kohë komunitetit serb që t’i konvertonte këto monedha
Politologu Fidan Ukaj i ftuar në një intervistë në studion e lajmeve në “Ora News” u shpreh i mendimit se qeveria e Kosovës duhej të kishte vendosur një shtyrje të vendimit të saj për ndalimin e përdorimit të dinarit serb në Kosovë.
Kjo si një përgjigje pozitive ndaj shqetësimeve të shprehura nga ndërkombëtarët lidhur me këtë çështje.
“Vendimi i BQK-së është një vendim i drejtë, është ligjor dhe po ashtu në harmoni me Kushtetutën e vendit. Mirëpo thirrja e SHBA-së dhe konkretisht ambasadorit amerikan është e paarsyeshme sepse kjo nuk ka ardhur si kokëfortësi.
Është diskutuar dhe trajtuar tema dhe sigurisht edhe në bashkëbisedim me komunitetin serb dhe drejtuesit e Bankës së Kosovës.
Ambasadori tha se duhet t’i jepet një mundësi kohore që këto dinarë të konvertohej në euro dhe ky vendim i VQK-së duhet të gjente zbatim më pas, si një gjë që ishte në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.
Pasi pavarësisht qasjes së drejtë nga ana e Kosovës, mendoj se disa gjëra do duhej të zgjidhen në bashkëbisedim dhe me palët, dhe sidomos do duhej të ishin në një qasje me SHBA-në pasi gjithçka që kemi i kemi nga SHBA.”, theksoi politologu Fidan Ukaj.

