Qahet Vuçiç: Qëllimi i heqjes së dinarit, spastrimi etnik i serbëve nga Kosova, kërkojmë mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Shkurt 2024, 13:46
Presidenti Aleksandër Vuçiç, duke folur për publikun, tha se të gjitha enklavat serbe në Kosovë janë sulmuar.
Sipas tij Albin Kurti ka marrë vendim për anulimin e dinarit me qëllim të spastrimit etnik të serbëve nga Kosova.
Ai u tha qytetarëve të Kosovës se nuk duhet të shqetësohen dhe se Serbia do të gjejë zgjidhje që qytetarët t'i marrin të ardhurat e tyre.
Ai pretendoi se Kosova përdor marifete të ndryshme për të njohur pavarësinë, ndërsa të hënën, Serbia paraqet një kërkesë me shkrim për një seancë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.