Kufizimi i dinarit, Varhelyi: Duhej të ishte konsultuar, Kosova të sigurohet që koha e tranzicionit të jetë e mjaftueshme
Komisioni Europian është i keqardhur që Kosova vendosi të kufizojë qarkullimin e dinarit serb në territorin e saj pa, u konsultuar paraprakisht. Është ky reagimi i komisionerit europian për fqinjësinë dhe zgjerimin, Olivér Várhelyi.
Në një deklaratë në platformën "X", Várhelyi shprehet se Banka Qendrore e Kosovës duhej ta kishte konsultuar vendimin, duke marrë parasysh impaktin që vendimi mund të ketë në përditshmërinë e qytetarëve serbë të Kosovës, dhe komuniteteve të tjera.
“KE është veçanërisht i shqetësuar për impaktin që do të ketë në shkolla dhe spitale duke pasur parasysh mungesën e dukshme të alternativave në këtë moment.”
Përballë kësaj situate, KE kërkon nga Kosova që të sigurohet që periudha e tranzicionit të jetë e gjatë mjaftueshme derisa të gjendet një zgjidhje brenda kornizave të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian.
Vendimi që hyri ne fuqi me 1 shkurt nënkupton heqjen nga përdorimi të dinarit të Serbisë, që ende përdoret në zonat e banuara me shumicë serbe posaçërisht në veriun e Kosovës.
Rregullorja ka nxitur reagimin e zemëruar të Beogradit dhe përfaqësuesve politikë të serbëve në Kosovë, të cilët vlerësojnë se ky vendim rrezikon mbijetesën e komunitetit serb por edhe shqetësimet e diplomatëve perëndimorë se ajo mund të nxisë tensione të reja.
Qeveria e Kosovës tha të mërkurën se zbatimi i rregullores do të bëhet përmes një periudhe tranzicioni të lehtësuar, por pa dhënë hollësi për afatin kohor.
Commission's view on the latest regulation by Central Bank of #Kosovo which was set to enter into force on 1 Feb 2024:
— Oliver Varhelyi (@OliverVarhelyi) February 2, 2024
The Commission regrets that this decision was adopted w/out prior consultation given the impact this decision might have on the daily lives of Kosovo Serbs &
1/
