Kthjellime dhe vranësira, parashikimi i motit për sot
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Shkurt 2024, 07:37
Ditën e Enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin si dhe pritet shtim i vranësirave në orët e pasdites mesatare deri të dendura. Prani të ngricave pritet të ketë në akset rrugore, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim dhe me shpejtësi mesatare 1-6m/sek, ndërsa në bregdet dhe lugina era do të fryjë me shpejtësi deri 8-10m/sek, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 1-2 ballë.

